Peja shënon humbjen e radhës

Trepça triumfoi në derbin e javës së 15-të të Superligës së Kosovës në basketboll, duke mposhtur Pejën me rezultatin 98:61.

Ndeshja filloi e barabartë, me mysafirët që morën një avantazh të vogël 12:5, por vendasit shfrytëzuan çerekun e dytë për të ndërtuar epërsinë 51:35 në pushim. Në periodën e tretë, Trepça ngriti diferencën deri në 30 pikë, duke vulosur fitoren e thellë.

Te vendasit më të mirë u shfaqën Batin Tuna me 21 pikë, Mustapha Amzil me 20 pikë e 10 kërcime, dhe Kenneth Hasbrouck me 17 pikë. Te Peja, më i dalluari ishte Alan Herndon me 11 pikë e 12 kërcime.

Pas kësaj fitoreje, Trepça mbetet në vendin e parë me 12 fitore e 3 humbje, ndërsa GO+ Peja ka 8 fitore e 7 humbje./pejanefokus.net.

LEXO EDHE: