Transfuzioni në Pejë: Kërkesat për gjak vetëm përmes spitalit

Reparti i Transfuzionit të Gjakut në kuadër të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë është kontaktuar nga portali Peja në Fokus, lidhur me kërkesat e shpeshta për dhurim urgjent të gjakut që po qarkullojnë në rrjete sociale.

Me këtë rast, doktoresha Mehrije Mala ka sqaruar se për çdo nevojë për gjak, pacientët apo familjarët e tyre duhet fillimisht të drejtohen në Repartin e Transfuzionit të Gjakut, duke ndjekur procedurat zyrtare spitalore.

Sipas saj, aktualisht ka sasi të mjaftueshme gjaku në stoqe dhe kërkesat trajtohen nga vetë reparti, ndaj apele të tilla në rrjete sociale shpesh janë të panevojshme dhe mund të krijojnë konfuzion tek qytetarët.

Nga Reparti i Transfuzionit të Gjakut bëhet thirrje që qytetarët të bashkëpunojnë dhe të respektojnë këtë udhëzim, në mënyrë që procesi i trajtimit të pacientëve të zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe të organizuar./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: