Mobile Dekor shkëlqen në Swissbau dhe hap showroomin e ri

Kompania kosovare Mobile Dekor nga Peja ka shënuar sukses në panairin ndërkombëtar të ndërtimit dhe dizajnit Swissbau, i cili u mbajt në Bazel nga 20 deri më 24 janar 2026.

Në këtë ngjarje prestigjioze, rreth 30 kompani nga Kosova prezantuan produktet dhe zgjidhjet e tyre, duke treguar cilësinë dhe profesionalizmin e industrisë kosovare përballë një audience ndërkombëtare.

Përveç pjesëmarrjes në panair, Mobile Dekor ka hapur showroom në Rümlang, Zvicër, përmes iniciativës së përbashkët MDS Home, ku klientët mund të njihen nga afër me produktet dhe standardet e tyre.

Ky hap tregon se produktet “Made in Kosovo” janë konkurruese edhe në tregjet më të zhvilluara evropiane dhe dëshmon fuqinë e biznesit kosovar në skenën ndërkombëtare./Pejabiznes/Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: