E shtuna në Pejë ende e ruan atë aromën e vjetër të qytetit teksa që herët në mëngjes, shumë qytetarë nisen kah “Loma e djathit” – jo vetëm për me ble djathë, po për me përjetu një ndjenjë që s’është shuar kurrë.
Tregtarë nga rrethina e Pejës e edhe më larg shtrijnë produktet e tyre: djathë i bardhë, kaçkavall, kos, gjalpë, mjaltë e gjëra të tjera shtëpie.
Qytetarët ndalen, pyesin, provojnë, krahasojnë – gjithçka me atë ritmin e qetë të së shtunës.
Është një pamje që flet pa fjalë: traditë, besim dhe lidhje mes qytetit dhe fshatit.
Një copë Peje që ende jeton ashtu si dikur./Pejanefokus.net.
