Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar tatimpaguesit dhe personat që zhvillojnë aktivitet ekonomik se regjistrimi i aktivitetit është obligim ligjor dhe se mosregjistrimi mund të sjellë pasoja financiare dhe ligjore.
“Regjistrimi i aktivitetit është obligim ligjor dhe shmang pasoja financiare dhe ligjore. Tatimpaguesit që nuk janë regjistruar do të përballen me gjoba dhe sanksione ligjore,” thuhet në njoftimin e ATK-së.
Sipas ATK-së, gjatë inspektimeve të shtuara në terren, për aktivitetet e paregjistruara do të ndërmerren: Regjistrim i detyrueshëm dhe pajisje me Numër Fiskal, si dhe shqiptim i gjobave dhe sanksioneve ligjore.
Tatimpaguesit që nuk janë regjistruar u bëhet thirrje të regjistrohen vullnetarisht në ARBK, para se të identifikohen nga inspektorët, teksa ata që janë regjistruar duhet të përditësojnë të dhënat në sistemin tatimor./Pejanefokus.net.
