“99 probleme, po Prishtina nuk është një nga to.”

“99 probleme, po Prishtina nuk është një nga to.” – Kështu ka shkruar Klubi i Basketbollit Peja në Facebook pas ndeshjes së zhvilluar të dielën mbrëma, ku mposhti Prishtinën në kryeqytet, para publikut të saj.

Federata e Basketbollit e Kosovës ka komentuar fitoren e Pejës:
“Peja fitoi sfidën shumë interesante në kryeqytet ndaj Sigal Prishtinës 78:82, në një përballje ku verdhezinjtë ishin duke humbur deri në 12 pikë.”

Pas kësaj ndeshjeje, Prishtina ka tetë fitore dhe njëmbëdhjet humbje, duke u renditur në vendin e gjashtë, ndërsa Peja ka 10 fitore dhe nëntë humbje, duke u renditur e treta aktualisht.

“Ndeshja nuk ka kaluar pa incidente”, thuhet në raport, ndërsa në pamjet e siguruara nga televizioni “Teve Info” shihen turma e tifozëve në drejtim të zhveshtoreve të palestres./Pejanefokus.net/Sport.

Shiko pamjethttps://www.facebook.com/reel/923796466866485

LEXO EDHE: