4 të arrestuar në rrugën Pejë–Prishtinë për kalim të paautorizuar të kufirit

Katër persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në rrugën nacionale Pejë–Prishtinë, në fshatin Arllat, nën dyshimin për kalim ilegal të kufirit.

Sipas njoftimit policor, rasti ka ndodhur më 10 shkurt 2026, rreth orës 13:30, kur është ndaluar një automjet me targa të Shqipërisë, që drejtohej nga një shtetas shqiptar. Brenda automjetit ndodheshin edhe tre persona të tjerë – dy shtetas të Bjellorusisë dhe një i Rusisë – të cilët dyshohet se kishin hyrë ilegalisht nga Shqipëria në Republikën e Kosovës.

“Katër të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.”- thuhet mes tjerash në njoftim, teksa rasti është duke u hetuar nga organet kompetente./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: