Pejë: Dhunim, dhunë në familje e armë – kërkohet paraburgosje

Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit me inicialet Xh.Sh, i cili dyshohet për tri vepra penale: “Dhunimi”, “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Në komunikatën zyrtare thuhet: “Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, i cili dyshohet se ka kryer veprat penale ‘Dhunimi’, ‘Dhuna në familje’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.”

Sipas Prokurorisë, i dyshuari përmes forcës dhe kanosjes me armë ka detyruar viktimën të kryejë akt seksual pa pëlqimin e saj.

“I pandehuri dyshohet se përmes forcës dhe kanosjes se do të përdorë armë, ka detyruar viktimën të kryejë akt seksual pa pëlqimin e saj.”

Gjithashtu, gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë sekuestruar armë dhe municion.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të pandehurit janë sekuestruar tri armë zjarri dhe 27 fishekë.”

Ndryshe, rasti ishte raportuar më herët edhe nga Policia e Kosovës.

“Me 23.02.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili ka ushtruar dhunë dhe ka dhunuar seksualisht viktimën femër – bashkëshorten e tij. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar tri armë zjarri dhe 27 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”/Pejanefokus.net.

Lajmi paraprak rreth rastit në link: https://pejanefokus.net/arrestohet-burri-qe-dyshohet-se-ka-dhunuar-seksualisht-gruan-e-tij-ne-peje/

LEXO EDHE: