Gentian Muhaxheri nga Peja bëhet Doktor i Shkencës në Fizikë në SHBA

Gentian Muhaxheri nga Peja ka arritur një sukses të madh akademik duke mbrojtur doktoraturën në Fizikë në Syracuse University, SHBA.

Njoftimin e bëri vetë ai përmes rrjeteve sociale.

Ai shkruan: “Javën e kaluar mbrojta doktoraturën time në Fizikë në Syracuse University. Teza ime, “Qasjet gjeometrike në formimin e kujtesës në lëndën e butë”, shënon kulminacionin e viteve të kuriozitetit, sfidave dhe rritjes së madhe. Jam jashtëzakonisht mirënjohës ndaj familjes, miqve dhe këshilltarit tim për mbështetjen e vazhdueshme dhe që e bënë këtë rrugëtim kaq më të lehtë dhe më kuptimplotë.”

Gjatë këtij rrugëtimi, Muhaxheri ka publikuar edhe disa artikuj shkencorë në revista të rëndësishme ndërkombëtare, të cilat i bëri të ditur në rrjetin e tij social në link: https://www.facebook.com/share/r/1HgAfKd35k/

/Pejanefokus.net/N’Fokus+/

LEXO EDHE: