AIP paralajmëron shkollat për publikimin e fotografive të nxënësve

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ka publikuar udhëzuesin për përdorimin e fotografive të nxënësve, duke treguar kur mund të publikohen dhe kur kërkohet pëlqimi i prindërve ose kujdestarëve.

Udhëzuesi është publik dhe ofron rregulla konkrete për mbrojtjen e të dhënave personale, për të siguruar privatësinë e fëmijëve dhe përgjegjësinë e shkollave.

Sipas mesazhit të AIP-së, shkollat duhet të mendojnë mirë para se të publikojnë fotografi, duke respektuar privatësinë e fëmijëve dhe, kur është e nevojshme, duke kërkuar pëlqimin e prindërve ose kujdestarëve./Pejanefokus.net/N’Fokus+

LEXO EDHE: