Spitali i Pejës jep këshilla për shëndetin gjatë Bajramit

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka apeluar për kujdes në ushqyerje gjatë festës së Fitër Bajramit, duke rikujtuar rëndësinë e balancës ushqimore dhe të zakoneve të shëndetshme.

“Gjatë festave shijoni ushqimin me masë. Festat janë kohë gëzimi dhe tryezash të pasura, por është e rëndësishme të ruajmë balancën në të ushqyer. Shëndeti varet nga zakonet tona të përditshme.”

Qytetarëve u rekomandohet të shmangin porcionet e mëdha, të kufizojnë konsumimin e ëmbëlsirave dhe ushqimeve të yndyrshme, si dhe të mbajnë një nivel aktiviteti fizik gjatë ditës./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: