Gjykata Themelore në Prishtinë ka ndërprerë masën e paraburgimit ndaj këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, mbi një javë pas ndalimit të tij mbi dyshimin për incidentin te kompania Onima.
Ai fillimisht ishte ndaluar mw 13 mars nga Gjykata Themelore në Prishtinë, nën dyshimin për kanosje, dëmtim të pasurisë dhe mbajtje të armëve pa leje.
Kliko lajmin në link: https://pejanefokus.net/3251-2/
Gjykata kshte vlerësuar se ekziston rreziku i ikjes, ndikimit te dëshmitarët dhe përsëritjes së veprës, prandaj masë e paraburgimit u konsiderua e nevojshme.
Avokatët e tij, Artan Qerkini dhe Burim Azemi, kanë vlerësuar se paraburgimi nuk ishte masë proporcionale sipas nenit 159 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës.
Gjesti do të mbrohet në liri, ndërsa ankesa nuk e ndalon ekzekutimin e këtij vendimi./Pejanefokus.net/Pejanefokus.net/N’Fokus+
