Peja me klubin e parë të futbollit për vajza

Peja ka nisur një kapitull të ri në sport, me themelimin e klubit të parë të futbollit për vajza, “KFV Peja”.

Klubi është ndërtuar me mbështetjen e KF Prishtina, në bashkëpunim me Komunën e Pejës dhe Federatën e Futbollit të Kosovës, duke ofruar për herë të parë një strukturë të organizuar ku vajzat mund të stërviten dhe të zhvillohen në futboll.

Për portalin ‘Peja në Fokus’, menaxherja e klubit, Bernardina Mirdita, njëherit ndër lojtaret e para të klubit të femrave “Prishtina”, bëri të ditur se aktualisht janë regjistruar rreth 20 vajza, ndërsa nuk ka kufizim në numër dhe pritet përfshirja e grupmoshave të ndryshme.

Stërvitjet, sipas saj, do të zhvillohen në stadiumin e qytetit, “Shahin Haxhiislami”, në Pejë. ndërsa regjistrimi është pa pagesë, andaj të interesuarat mund të kontaktojnë me themelueset e këtij klubi, tek Bernardina Mirdita në 048 760 358, Albulena Arifaj 043 542 635, si dhe tek Blerina Cena Begolli në 049 855 645.

Sipas saj, mbështetja financiare pritet nga Komuna dhe Federata e Futbollit e Kosovës.

Ndërkohë, klubi synon që nga muaji shtator të nisë garat, duke u bërë pjesë e organizimeve zyrtare në futbollin e femrave./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: