Në një ngjarje të organizuar të dielën, më 5 prill 2026, boksieri pejan Denis Thaçi arriti të fitojë titullin Kampion i Kosovës në kategorinë super të rëndë +90 kg.
Pas fitores, Denis Thaçi ka ndarë emocionet e tij në rrjetet sociale: “Sot me datë: 05.04.2026, në një ditë të madhe për mua, arrita të fitoj titullin Kampion i Kosovës në kategorinë super të rëndë +90kg. Fillimisht faleminderit ZOTIT, për sukesin e arritur sot, pastaj faleminderit familjës time që ishin gjithmonë aty afër meje në çdo hap timin, shumë faleminderit trajnerit tim Bekim Muqa dhe punës së tij të palodhëshme dhe të gjithë stafit mbështetës së klubit dhe bashkëboksierëve të klubit, falenderim i veqant në ditëm e sotme shkon dhe për ish-trajnerin tim Tomë Quni dhe të gjitha ata që bashkëpunuam me mua që nga fillimet e mija. Veqanërishtë i uroj shumë suksese dhe kundërshtarit tim të sotëm Donat Syla dhe suksese në të ardhmen e tij, i cili jo rastësisht ishte kampion deri më sot. Fitorja e sotme e imja, është vetëm fillimi im, do mundohem me të gjitha forcat e mija dhe me ndihmën e Zotit të vazhdoj tutje dhe të bëj krenarë çdo herë vendin tim.”- shkruan ai.
Ndryshe, ky sukses shënon një moment të rëndësishëm për sportin e boksit në Pejë dhe për vetë boksierin Denis Thaçi, i cili ka premtuar të vazhdojë punën dhe përgatitjet për sfida të tjera, duke synuar suksese të mëtejshme në karrierën e tij./Pejanefokus.net.
