Kuka flet për pasojat e “karrigës së nxehtë”

I shpallur si më i miri në botë për vitin 2021 nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos, Driton Kuka – Toni ka ndarë një reflektim të veçantë mbi rolin e trajnerit në rrjetet sociale.

“Karrika e nxehtë e trenerit! Gjithë trenerët e nivelit të lartë i ekspozohen një presioni të lartë në gara Elitare! Presion që zor kuptohet pa u përjetuar. Një mik i imi trener i madh shpesh e thotë: Trenerët pas një kohe të gjatë ose pësojnë sulme kardiake ose flasin shumë vet me vete!” – shkruan Kuka.

Ai tregon emocionet dhe përgjegjësitë e fshehura pas sukseseve të sportistëve, duke nxjerrë në pah se profesioni i trajnerit nuk është thjesht lavdi, por edhe sakrificë dhe presion i madh./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: