Një muaj paraburgim për të dyshuarin e kultivimit të drogës në Pejë

Gjykata Themelore e Pejës ka bërë të ditur se ka caktuar 1 muaj paranurgim ndaj personit i cili dyshohet ka kryer veprën e kultivimit të narkotikëve, në shtëpinë ku u asgjësua laboratori i drogës në fshatin Jabllanicë e Vogël në Pejë.

Masa e paraburgimit u caktua ndaj të pandehurit H. R. për vepren penale të “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit nga neni 272 par. 1 të KPRK – së, dhe veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par. 1 të KPRK – së.

Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, sipas gjyqtarit të procedurës paraprake Armend Lokaj, në çështjen penale kunder të pandehurit H.R. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepren penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit nga neni 272 par. 1 të KPRK – së, dhe veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par. 1 të KPRK – së, ka shqyrtuar kerkesen e Prokurorise Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Renda, për caktimin e mases së paraburgimit.

Pas mbajtjes se seances degjimore me datë 20.04.2026 gjyqtari i procedures paraprake ka vendosur që të pandheurit H.R. të i caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, duke filluar nga data e arrestimit me datë18.04.2026 ora 10:00 dhe do të zgjasë deri me datën 18.05.2026 ora 10:00.

Masa e paraburgimit eshte caktuar në bazë të nenit 184 par. 1 nën par 1.1. dhe 1.2 pika 1.2.1, 1.2.2 dhe pika 1.2.3 të KPPRK-së.

Kundër këtij aktvendimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej dyzet e tetë (48) orësh, përmes kesaj Gjykate, pranë Gjykates së Apelit në Prishtinë./Pejanefokus.net.

Lajmi paraprak rreth rastit në link: https://pejanefokus.net/zbulohet-laborator-droge-ne-peje-arrestohet-nje-person-sekuestrohen-91-bime-kanabis/

LEXO EDHE: