‘Hidrodrini’ në Ditën e Tokës: Zotim për furnizim 24-orësh me ujë

22 Prilli njihet sk Dita Ndërkombëtare e Tokës. datë e veçantë, ku popullata, globalisht i shprehë mirënjohjen Planetit Tokë.

Në këtë mes, edhe Uji si burim që vie nga toka, është poaq i rëndësishëm dhe ka rol jetik, andaj meriton trajtim.

Që nga viti 1970, -22 Prilli konsiderohet si dita e apelit ndaj problemeve që lidhen me degradimin e tokës, braktisjen dhe keqpërdorimin e saj, ndotjen nga industritë kimike dhe erozionin e shkaktuar nga shpyllëzimet masive.

Me këtë rast, komunikatë të veçantë ka lëshuar Zyra për Media e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodrini”.

“Andaj, mesazhi dhe urimi i sotëm me rastin e kësaj date, nga KRU ‘Hidordrini’ në Pejë, vie bashkë me apelin për të rritur ndërgjegjësimin e njerëzve rreth mbrojtjes së mjedisit si dhe për të demonstruar masat e mbrojtjes së mjedisit, ku bënë pjesë edhe Uji, si e mirë e jashtëzakonshme, dhuratë nga Zoti.”- thuhet në të.

“Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Hidrodrini’ në Pejë, edhe njëherë zotohet, që sikur deri më sot, me të gjitha kapacitetet furnizuese, teknologjike, humane e njerëzore, të mbajë të furnizuar 24 orë konsumatorët e zonës së mbulueshmërisë.”- përfundon komunikata./Pejanefokus.net./

LEXO EDHE: