Një person ka humbur jetën të mërkurën gjatë punës në një punëtori në fshatin Gllaviçicë të Pejës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se viktima ishte lënduar në vendin e punës dhe më pas ishte dërguar në Spitalin Rajonal.
“Policia është njoftuar se një punëtor derisa ka qenë duke punuar, është lënduar dhe është dërguar në Spitalin Rajonal. Mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente”, ka deklaruar Gashi.
Peja në Fokus merr vesh nga burime jozyrtare se ai kishte rënë nga lartësia.
Lidhur me rastin kanë nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /Pejanefokus.net/Lajme/
