“Siparantum” reagon ndaj DKRS-së: “Roli ynë u injorua plotësisht”

Kori “Siparantum” ka reaguar publikisht ndaj Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Pejës, duke e akuzuar për mos-përmendje të kontributit të tij në një aktivitet me korin nga Lituania.

Në reagim thuhet se në njoftimin zyrtar të DKRS-së është anashkaluar roli i korit pejan, ndonëse sipas tyre bashkëpunimi është iniciuar dhe koordinuar pikërisht nga “Siparantum”.

“Është e papranueshme që në njoftimin e fundit të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport – Komuna e Pejës, të mos përmendet fare Kori Siparantum”, thuhet në reagim.

Ata theksojnë se delegacioni është pritur nga Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, në prani të përfaqësuesve të korit.

“Ky nuk është një lëshim i rastësishëm. Kjo nuk është hera e parë që kontributi i Korit Siparantum anashkalohet”, thuhet më tej.

Kori ka kërkuar korrigjim të menjëhershëm publik të njoftimit, duke e cilësuar situatën si jo profesionale dhe të dëmshme për bashkëpunimet kulturore ndërkombëtare. /Pejanefokus.net/Kulturanefokus/

LEXO EDHE: