Hapet për qarkullim “Ura e Kapeshnicës” në Pejë, investim mbi 400 mijë euro

Është lëshuar për qarkullim ura e re në krye të qendrës së Pejë, e njohur si Ura e Kapeshnicës.

Projekti u përurua sot nga kryetari i komunës, Gazmend Muhaxheri, i cili në një deklarim të shkurtër tha: “Me këtë moment nga hapja e Urës së Re në Kapeshnicë, ju uroj një javë të mbarë”.

Sipas tij, ura e re pritet të lehtësojë qarkullimin dhe lëvizjen në qytet.

Ndërkohë, drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Pejës, Agron Nikçi, për “Peja në Fokus” bëri të ditur se investimi është realizuar nga komuna, me një kosto rreth 414 mijë euro, ndërsa punimet përcjellëse të hyrje-daljeve kanë kushtuar edhe rreth 20–25 mijë euro.

Sipas autoriteteve komunale, kjo urë është vazhdimësi e punimeve në pjesën e mbetur të sheshit dhe do të zëvendësojë Ura e Zallit, e cila pritet të mbyllet për qarkullim të veturave dhe të mbetet vetëm për këmbësorë.

Për shfrytëzimin e urës së re, qarkullimi zhvillohet përmes një pjese të lagjes Kapeshnicë./Pejanefokus.net/Lajme/

LEXO EDHE: