Pejë – Nëna i raporton në polici dy fëmijët për dhunë psikike

Një grua nga Peja ka raportuar në Policinë e Kosovës se është viktimë e dhunës psikike nga djali dhe vajza e saj.

Rasti është regjistruar të enjten, më 7 maj 2026, kur viktima ka shkuar në stacionin policor për të kërkuar ndihmë.

Sipas Policisë së Kosovës, dy të dyshuarit – një femër dhe një mashkull kosovar – dyshohet se i kanë shkaktuar viktimës dhunë psikike dhe fizike.

“Është raportuar se dy të dyshuarit kosovarë (një femër dhe një mashkull) i kishin shkaktuar dhunë psikike dhe fizike viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin e dyshuara femër është arrestuar, ndërsa i dyshuari mashkull ndodhet në kërkim policor,” thuhet në konfirmimin e Policisë.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit, vajza e dyshuar është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë. /Pejanefokus.net/Lajme/

LEXO EDHE: