Aksidentohen vetura dhe motoçikleta në Pejë

Një aksident mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur në Pejë, ku si pasojë një person ka mbetur i lënduar dhe është dërguar për trajtim në Emergjencë.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 12:10, ndërsa për Klankosova.tv ka folur zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Në aksident janë të përfshira një veturë dhe një motoçikletë. Një person është i lënduar dhe është dërguar në Emergjencë për tretman mjekësor. Nuk dihet gjendja e tij, ndërsa në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse”, ka deklaruar Gashi.

Hetimet për shkaqet e aksidentit janë duke vazhduar./Pejanefokus.net/Lajme/

LEXO EDHE: