Ka ndërruar jetë njëri nga personat e lënduar në vetaksidentin me motoçikletë që ndodhi më 3 maj në rrugën “Perandori Justinian” në Pejë, ngjarje për të cilën kishte raportuar Peja në Fokus.
Lajmin e ka konfirmuar për Peja në Fokus zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Po, sot Policia është njoftuar për vdekjen e njërit nga të lënduarit e vetaksidentit të datës 3 maj, ku në rrugën ‘Perandori Justinian’ ishte përfshirë një motoçikletë. Ai po trajtohej në QKUK dhe pasi nuk kishte arritur të mbijetonte plagëve, ka ndërruar jetë sot”, tha Rugova.
I lënduari fillimisht ishte dërguar për trajtim në QKUK në Prishtinë për shkak të natyrës së lëndimeve. /Pejanefokus.net/Lajme/
Kliko lajmin paraprak në link: https://www.facebook.com/share/p/18T9kq6CjV/
