Spitali i Përgjithshëm Pejë ka njoftuar se sot kanë nisur punën pesë mjekë specialistë të profileve të ndryshme, me synim forcimin e shërbimeve shëndetësore për pacientët.
Spitalit i janë bashkuar infektologia Dr. Besarta Thaqi Kuçi, specialisti i emergjencës Dr. Kadri Çetaj, ortopedi Dr. Valdrin Komoni, nefrologu Dr. Liridon Myrtaj dhe biokimisti klinik Dr. Artin Dervishi.
Sipas njoftimit, mjekët e rinj janë pritur nga drejtori ekzekutiv Fahri Hasani dhe drejtori mjekësor Shkumbin Berisha. /Pejanefokus.net/Lajme/
