Zhduket një grua nga Deçani

Një rast i zhdukjes së një gruaje është raportuar sot në Deçan, ndërsa Policia ka nisur menjëherë kërkimet.

Për portalin “Peja në Fokus”, zëdhënësi i Policisë Rajonale në Pejë, Driton Rugova, tha se rasti është raportuar rreth orës 12:00 në Stacionin Policor në Deçan.

“Sot me datë 12.05.2026, rreth orës 12:00, në Stacionin Policor në Deçan, ka ardhur një qytetar i cili ka raportuar se familjarja e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer. Ankuesi ka dalë buzë lumit për ta kërkuar, por nuk e ka gjetur. Policia menjëherë ka marrë masat e nevojshme për gjetjen e personit të zhdukur. Në koordinim me prokurorin e shtetit, rasti cilësohet ‘person i zhdukur’, ndërsa njësitet relevante janë duke punuar intensivisht për gjetjen e saj”, deklaroi ai. /Pejanefokus.net/Lajme

LEXO EDHE: