Portali Peja në Fokus raportoi të martën mbrëma, zhdukja e një gruaje e cila është raportuar nga familjarët ditën e djeshme ka tronditur komunën e Deçanit.
Ndërkohë, operacioni për kërkimin e saj po vazhdon.
Kështu deklaroi Fadil Gashi, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës.
“Operacioni i kërkimit po vazhdon. Në terren kanë dal policia dhe ekipet e kërkim shpëtimit. Ende nuk kemi ndonjë gjurmë të saj”, deklaroi Gashi për Klankosova.tv.
Për rastin në fjalë, mbrëmë në Edicionin Special në Klan Kosova ka folur edhe Fidan Abazi nga Kërkim-Shpëtimi Malor i Kosovës.
Sipas tij, gjatë kërkimeve është gjetur një pjesë veshjeje që dyshohet t’i përkasë gruas së zhdukur, në afërsi të Manastiri i Deçanit.
“Ne jemi duke i zhvilluar aktivitetet tona të kërkimit edhe krejt çka mundemi me thanë deri më tani në këtë drejtim”, deklaroi ai në Klan Kosova.
Ndërkaq për gjendjen e saj shëndetësore, thuhet se ajo vuante nga depresioni./Pejanefokus.net/Lajme/
Kliko lajmin paraprak në link: https://pejanefokus.net/zhduket-nje-grua-nga-decani/
