Një fëmijë ka pësuar lëndime trupore pasi është goditur nga një veturë në rrugën “Jeton Dedushaj” në Pejë.
“Sot rreth orës 18:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugen ‘Jeton Dedushaj’ në Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara një veturë dhe një këmbësor (fëmijë), si pasojë e aksidentit fëmiu ka pësuar lëndime trupore dhe i njejti është dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, tha për “Peja në Fokus” Driton Rugova.
Për shkak të natyrës së lëndimeve, fëmiu dërgohet për trajtim në QKUK. /Pejanefokus.net./Lajme/
