Pensionohet drejtori i Policisë në Pejë, Shaban Shala

Pas më shumë se 26 vitesh shërbim në Policia e Kosovës, është pensionuar drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, Shaban Shala.

Përmes një komunikate për media, Policia e Kosovës shprehu mirënjohje dhe falënderim për kontributin e tij në ruajtjen e rendit, sigurisë publike dhe forcimin e institucioneve të sigurisë në vend.

Sipas komunikatës, kolonel Shala ishte pjesë e gjeneratës së parë të Policisë së Kosovës që nga 6 shtatori i vitit 1999 dhe gjatë karrierës së tij ka dëshmuar përkushtim, profesionalizëm dhe integritet institucional.

“Nën drejtimin e tij janë realizuar aktivitete dhe projekte të rëndësishme në funksion të sigurisë publike, bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ngritjes së besimit të qytetarëve ndaj Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Me rastin e pensionimit, atij iu uruan shëndet, lumturi dhe suksese në jetën personale e familjare. /Pejanefokus.net/

LEXO EDHE: