Sot, 17 maj 2026, bëhen dy vite nga ndarja nga jeta e Aver Bajram Husajt, veprimtarit, gazetarit dhe ish-kryetarit të Komunës së Pejës, i cili la gjurmë të veçanta në jetën institucionale, kulturore dhe mediale të qytetit.
Aver Bajram Husaj, nga fshati Shkrel i Rugovës, lindi më 12 qershor 1959 dhe ndërroi jetë më 17 maj 2024, pas një sëmundjeje të rëndë.
Ai la pas familje të madhe, miq, kolegë dhe bashkëveprimtarë të shumtë.
Gjatë viteve 1990–1999, Husaj shërbeu si kryetar i Komunës së Pejë, duke organizuar pushtetin lokal sipas Kushtetutës së Kaçanikut.
Pas luftës, ai vazhdoi angazhimin institucional si shef i kulturës në Drejtoratin për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Pejës, deri në fund të jetës.
Kontribut dha edhe në gazetari, duke qenë pjesë e mediave si RTV 21 dhe Radio Peja.
Në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta, kujtimi për Aver Bajram Husajn mbetet i gjallë tek shumë qytetarë të Pejë./Pejanefokus.net/
