Peja e fundjavës së zezë: 14 të lënduar, 1 viktimë në aksidente trafiku

Një fundjavë e rëndë është shënuar në Rajonin e Pejës, ku në dy aksidente trafiku dhe një vetaksident me fatalitet kanë mbetur 14 persona të lënduar dhe një person ka humbur jetën.

Aksidenti i parë ka ndodhur të shtunën rreth orës 18:00 në fshatin Prilep të Deçanit, ku si pasojë e përplasjes së tri veturave kanë mbetur të lënduar 11 persona.

Sipas mjekëve, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë dhe po trajtohen në Spitalin Rajonal të Pejës.

“Si pasojë e aksidentit në Prilep të Deçanit, 11 persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë jashtë rrezikut për jetë”, kanë bërë të ditur burime mjekësore.

Rasti tjetër është regjistruar të shtunën në mëngjes në fshatin Dobrushë të Istogut, ku si pasojë e një aksidenti mes një kamionete dhe një veture kanë mbetur të lënduar tre persona.

Edhe në këtë rast, të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tyre raportohet stabile.

Ndërkohë, mëngjesin e së hënës në fshatin Dollc të Klinës ka ndodhur një vetaksident me fatalitet, ku një veturë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë.

Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën 43-vjeçari Driton Haliti, ndërsa katër persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të gjitha rastet janë duke u hetuar për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidenteve./Pejanefokus.net/

LEXO EDHE: