Policia e Kosovës ka nderuar tetë zyrtarë policorë me Medalje për Shpëtim Jete, në shenjë vlerësimi për guximin, profesionalizmin dhe ndërhyrjet e suksesshme në situata kritike ku janë shpëtuar jetë njerëzish.
Nga ky grup i dekoruar, pesë zyrtarë vijnë nga Rajoni i Pejë: Labinot Shala, Fisnik Bytyqi, Afrim Kastrati, Denis Nikçi dhe Beslim Kelmendi.
Ata janë vlerësuar për veprimet e tyre të shpejta dhe të guximshme gjatë rasteve ku ndërhyrja e tyre ka qenë vendimtare për shpëtimin e jetëve njerëzore. Medaljet u ndanë nga Xhelal Sveçla, i cili theksoi rëndësinë e profesionalizmit dhe humanizmit të pjesëtarëve të policisë.
Pjesëtarët e dekoruar janë përkrahur edhe nga drejtori i ri i Policisë në Pejë, Agron Hasanaj, i cili vlerësoi lart punën dhe përkushtimin e tyre në shërbim të qytetarëve.
Ky vlerësim vjen si dëshmi e përkushtimit të vazhdueshëm të policisë në mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së qytetarëve në vend. /Pejanefokus.net/Imageofpeja/
