Në një kohë kur kërkesa për banim modern, efikas dhe të qëndrueshëm po rritet çdo ditë, kompania JG GROUP, nga Llabjani në Pejë, po sjell një qasje të re në tregun e ndërtimit, duke u fokusuar në shtëpi modulare me strukturë çeliku dhe kombinime bashkëkohore të materialeve si druri dhe xhami.
Kompania është e specializuar në zhvillimin e shtëpive moderne që ndërtohen me efikasitet të lartë, qëndrueshmëri afatgjatë dhe dizajn funksional, duke iu përshtatur nevojave të jetesës së sotme.
Sipas përfaqësuesve të kompanisë, misioni i tyre është i qartë: të ofrojnë shtëpi të forta, estetike dhe ekonomike, të ndërtuara me standarde të larta cilësie dhe me fokus të veçantë në inovacion dhe efikasitet energjetik.
“Qasja jonë bazohet në ndërtim të zgjuar dhe fleksibil. Çdo projekt është i personalizuar sipas klientit – qoftë për shtëpi familjare, vilë pushimi apo investim,” theksojnë nga kompania.
JG GROUP realizon projekte të ndryshme që përfshijnë struktura metalike, kombinime metal–dru–xham dhe zgjidhje moderne arkitekturore, duke ofruar fleksibilitet të plotë në dizajn dhe ndërtim. /Pejanefokus.net /Pejabiznes/
Kontakt: +383 49 855 643
Email: d.p.z.jonisgarage@gmail.com
Vizito online: https://jggroupks.com/
