Demolohen stane në Bjeshkët e Ishtidimit

Policia e Kosovës në Pejë ka konfirmuar për Peja në Fokus se është duke hetuar një rast të raportuar në Bjeshkët e Ishtidimit, ku disa stane janë gjetur të demoluara.

Sipas Policisë, më 3 qershor 2026, viktima ka raportuar në Stacionin Policor në Pejë se ishte informuar nga një bashkëfshatar për dëmtimin e disa staneve në bjeshkë. Pasi kishte shkuar në vendngjarje, ai kishte vërejtur se stanet e tij ishin demoluar.

“Njësitet kompetente të Stacionit Policor kanë dalë në vendngjarje dhe janë duke e trajtuar rastin. Është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili rastin e ka cilësuar ‘vjedhje e rëndë’”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Media të Policisë së Kosovës në Pejë, dërguar për redaksinë e Peja në Fokus.

Hetimet për zbardhjen e rastit janë në vazhdim./Pejanefokus.net/

LEXO EDHE: