Në kuadër të shënimit të 27-vjetorit të Çlirimit të Pejës, Komuna e Pejës ka ndarë 30 tituj nderi dhe mirënjohje për personalitete dhe organizata që kanë dhënë kontribut të veçantë në fusha të ndryshme të jetës shoqërore, arsimore, kulturore, humanitare dhe institucionale.
Ndër të nderuarit janë Dr. Nasir Pajaziti, Rifat Hisarcıklıoğlu, Fatmire Xhafa Ukella, Emtullah Syka, Prof. Musa M. Nushi, Prof. Dr. Hivzi Muharremi, Idriz Atashi, Ramush Ahmetaj, Emrije Belegu, Shaqë Gashi, Granit Villa, Ramë Dervish Ukaj, Sahit Ismet Kandic, Osman Grabovci dhe Etnik Shala.
Po ashtu, me tituj dhe mirënjohje janë nderuar pas vdekjes (Post Mortum) edhe Fuad Kryeziu, Zyrafete Bujupi Hasku, Sali Ramë Muriqi, Nusrete Vula-Mulla, Prof. Dr. Shaqir Shaqiri, Prof. Sadik Sh. Berisha, Qerim Ukë Muriqi, Prof. Ismet Zekaj, Malush Ademaj, Linda Imami, Rexhep Podrimaj, Vëllezërit Nikqi, Zenel Hamëz Hasanaj dhe Ramadan A. Shala.
Në mesin e përfituesve është edhe organizata Soroptimist Club Peja, e vlerësuar për kontributin e saj në shoqëri.
Titujt “Qytetar Nderi”, “Lekë Dukagjini”, “Haxhi Zeka”, “Laureate për të Drejtat e Femrës” dhe “Mirënjohje” janë ndarë në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Pejës, si shenjë vlerësimi për kontributin e të nderuarve ndaj qytetit dhe komunitetit. /Pejanefokus.net/
