Ish-pjesëtari i njësitit special për rajonin e Dukagjinit dhe zyrtari komunal në Pejë, Bekim Kelmendi, ka folur për luftën, veteranët dhe vlerat e saj në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.
Ai tha se sakrificat e bëra për vendin nuk mund të harrohen asnjëherë, duke theksuar se do të mbetet gjithmonë gardian i Kosovës.
“Më vjen pak turp në këto momente kur nuk respektohet ashtu sa duhet Ushtria Çlirimtare e Kosovës, veteranët e luftës dhe invalidët. Sido që të jetë, ne jemi gardianë dhe do të mbesim gjithmonë gardianë të këtij vendi”, u shpreh Kelmendi.
Duke folur për veteranët, ai kërkoi që ata të trajtohen me dinjitet dhe respekt, veçanërisht ata që kanë dhënë kontribut të drejtpërdrejtë për lirinë e vendit.
Sipas Kelmendit, veteranët e vërtetë janë njerëzit që kanë qenë të gatshëm të japin gjithçka për Kosovën, në mënyrë që gjeneratat e sotme ta gëzojnë lirinë dhe të mirat e saj./Pejanefokus.net/
Linku i video-materialit të intervistës: https://youtu.be/uVt5l6W7GOg?si=H5DM-LVIBOCbD8X4
