Me mbi 20 vite përvojë në financa, kontabilitet dhe menaxhim biznesi, Enes Kastrati vazhdon të jetë një nga emrat e njohur në sektorin financiar, duke ndihmuar biznese të shumta në zhvillimin dhe menaxhimin e qëndrueshëm të veprimtarisë së tyre.
Rrugëtimi profesional i Enes Kastratit filloi në vitin 2004, periudhë gjatë së cilës ai ndërtoi një karrierë të qëndrueshme në fushën e financave dhe kontabilitetit. Përgjatë viteve, ai ka ushtruar detyra të rëndësishme drejtuese, përfshirë pozitën e Drejtorit Financiar në kompani të ndryshme, ku ka kontribuar në planifikimin strategjik, organizimin financiar dhe rritjen e performancës së bizneseve.
Përvoja e fituar në sektorin privat e shtyu që nga viti 2009 të zhvillojë veprimtarinë e tij të pavarur si kontabilist dhe konsulent financiar, duke ofruar mbështetje profesionale për kompani dhe organizata në fusha të ndryshme të ekonomisë.
Një nga projektet më të rëndësishme të tij ishte themelimi i zyrës së kontabilitetit “Eruditi NTSH”, e cila ndër vite u shndërrua në një adresë të besueshme për shërbime financiare dhe kontabël. Në vitin 2024, ky zhvillim u kurorëzua me themelimin e kompanisë Both&Partners sh.p.k., ku Enes Kastrati ushtron detyrën e Drejtorit Ekzekutiv (CEO).
Sot, kompania ofron një gamë të gjerë shërbimesh profesionale në kontabilitet, financa, tatime dhe konsulencë biznesore, duke ndihmuar klientët në përmbushjen e obligimeve ligjore dhe realizimin e objektivave të tyre financiare.
Përveç përvojës praktike, Kastrati ka investuar vazhdimisht në ngritjen profesionale. Ai mban titullin Kontabilist i Certifikuar, është i kualifikuar si Teknik i Kontabilitetit dhe posedon licencë si Ekspert Gjyqësor Financiar, duke kombinuar ekspertizën profesionale me standardet më të avancuara të fushës.
Njohuritë në Informatikë të Aplikuar në Biznes i kanë mundësuar gjithashtu të sjellë qasje moderne në menaxhimin financiar dhe digjitalizimin e proceseve të biznesit, një aspekt gjithnjë e më i rëndësishëm për kompanitë që synojnë efikasitet dhe konkurrueshmëri.
Me profesionalizëm, integritet dhe fokus të vazhdueshëm te nevojat e klientëve, Enes Kastrati mbetet një nga profesionistët që po kontribuon në forcimin e kulturës financiare dhe zhvillimin e bizneseve në Kosovë./Peja Biznes/Pejanefokus.net/
Platforma Peja Biznes do të vazhdojë të prezantojë histori suksesi dhe profesionistë që po japin kontribut në zhvillimin ekonomik të Pejës dhe më gjerë.
