Ganimete Avdimetaj Berisha, autorja nga Deçani me 6 vepra të botuara

Ganimete Avdimetaj Berisha, autore me prejardhje nga Deçani dhe e cila jeton në Pejë, brenda katër viteve ka botuar gjashtë vepra letrare.

Nga viti 2023 deri më 2026, ajo ka sjellë për lexuesit librat: “Mos u dorëzo”, “Traditat ndër vite”, “Fatet e jetës”, “Plagë mërgimi”, “Diku mes mjegullit e dritës” si dhe “Gatime tradicionale”.

Me profesion matematiciente, ajo përmes krijimtarisë së saj pasqyron realitetin jetësor, përvojat familjare dhe kujtesën e katër gjeneratave, duke trajtuar tema si familja, tradita, mërgimi dhe përballjet e njeriut me jetën.

Veprat e saj sjellin një lidhje mes së kaluarës dhe së tashmes, duke ruajtur rrëfime, vlera dhe kujtime nga jeta e shqiptarëve.

Librat e Ganimete Avdimetaj Berishës mund të gjenden në librarinë “Dukagjini” si dhe në Bibliotekën Qendrore në Prishtinë./Pejanefokus.net/Ju flet Peja/

LEXO EDHE: