Universiteti i Pejës finalizon vizionin 2026–2030

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë ka prezantuar vizionin e tij të ri institucional, duke theksuar se synon të ndërtojë një universitet me identitet të veçantë, akademik, shkencor dhe ndërmarrës, të lidhur ngushtë me nevojat e rajonit.

Sipas njoftimit, në prag të finalizimit të Planit Strategjik 2026–2030 dhe Statutit të ri, menaxhmenti i universitetit është angazhuar për një model që kombinon cilësinë akademike me kërkimin shkencor, ndërmarrësinë dhe bashkëpunimin me bizneset e komunitetin.

UHZ thekson se do të mbetet universitet akademik, duke rritur komponentin praktik në programet studimore sipas nevojave të secilës fushë, pa cenuar karakterin e tij shkencor.

Sipas universitetit, ky model është në përputhje me praktikat më të mira evropiane dhe synon t’u ofrojë studentëve njohuri, përvojë praktike dhe mundësi më të mira punësimi, duke kontribuar njëkohësisht në zhvillimin ekonomik e social të rajonit të Dukagjinit. /Pejanefokus.net/Ju flet Peja/

LEXO EDHE: