Inspeksioni dhe Policia zbarkojnë në çarshinë e Pejës

Inspeksioni Komunal i Pejës, në bashkëpunim me Policinë, ka zhvilluar aksion inspektues në çarshinë e qytetit, ku janë sekuestruar dhjetëra mjete të mprehta dhe mjete të tjera metalike.

Aksioni është zhvilluar nën koordinimin e shefit të Inspeksionit Komunal, Vëllaznim Përgjegjaj, i cili më herët kishte paralajmëruar se kontrollet do të vazhdojnë dhe se ndaj shkelësve nuk do të ketë kompromis.

Kliko lajmin paraprak në link: https://www.facebook.com/photo/?fbid=1711090647688855&set=a.359942399470360

Sipas Policisë, gjatë aksionit të 12 gushtit 2026, tek disa shitës ambulantë janë gjetur dhe sekuestruar:

  • 86 mjete të mprehta (briskë);
  • 19 boksa metalikë;
  • 2 shufra metalike;
  • 3 fletëthika.

Aksioni u realizua nga inspektorët e tregut, me asistimin e zyrtarëve policorë të Stacionit Policor në Pejë.

Kontrollet, sipas institucioneve, do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me fokus në respektimin e ligjit dhe lirimin e hapësirave publike./Pejanefokus.net./Ju flet Peja/

LEXO EDHE: