KRU “Hidrodrini” ka paralajmëruar se gjatë muajit shtator do të nisë çkyçja e konsumatorëve me borxhe mbi 300 euro.
Kompania u ka bërë thirrje konsumatorëve që t’i rregullojnë me kohë obligimet, duke ofruar mundësinë e riprogramimit të borxhit dhe pagesës me këste.
“Hidrodrini” kërkon që konsumatorët të veprojnë para çkyçjes, në mënyrë që të shmangin edhe shpenzimet shtesë për rilidhje.
“Mos prit inspektorët – vepro me kohë!”, thuhet në njoftimin e kompanisë. /Pejanefokus.net./Ju flet Peja/
