Berberi pejan Diar Avdyli do të jetë pjesë e Bruxsl Barber Xpo 2026 (BBXPO), që mbahet më 18 tetor në Bruksel të Belgjikës.
Sipas Avdylit, ai është përzgjedhur në Top 10 të “International Barber” dhe në këtë event do ta përfaqësojë Kosovën.
BBXPO zhvillohet në Gare Maritime, Tour & Taxis, ndërsa programi përfshin edhe garën “Barber Battle”, me 30 berberë të ndarë në tri kategori: https://bbxpo.be/en/
Pjesëmarrja në këtë event ndërkombëtar paraqet një mundësi për berberin nga Peja që të prezantojë aftësitë e tij para profesionistëve dhe publikut të këtij sektori.
Peja dhe Kosova do të jenë të përfaqësuara në skenën ndërkombëtare të barberingut. /Pejanefokus.net/Image Of Peja/
