Bajram Bardhaj merret me zejen e leshpunuesit në Pejë tash e rreth 60 vjet, teksa për të, kjo zeje është jo vetëm profesion, por edhe një pjesë e historisë së familjes dhe traditës së qytetit.
Përveç kontributit për familjen, Bardhaj me këtë zeje ka arritur t’i shkollojë edhe fëmijët e tij.
Çfarë është zeja e leshpunuesit?
Fjala leshlnurës – e shkruar edhe si lesh-shkrirës ose leshpunues në disa treva – i referohet një zanati të vjetër tradicional që lidhet me përpunimin e leshit. – Ky proces përfshin pastrimin, shirjen apo shkrirjen e fijeve të leshit, përpara se ato të kthehen në fije peri ose tekstil.
Aktualisht, Bardhaj vazhdon punën në objektin e tij në rrugën “Esat Mekuli”, përballë Shkollës Fillore “Ramiz Sadiku” në Pejë. /Pejanefokus.net/ImageOfPeja/
Një zeje e vjetër që vazhdon të jetojë falë njerëzve që, për dekada, nuk e kanë braktisur.
