Gega: Prindërit s’janë të obliguar të paguajnë për shkollat

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Pejë, Naser Gega, ka deklaruar se prindërit nuk janë të obliguar të paguajnë para për nevojat e shkollave.

Sipas tij, shkollat nuk guxojnë t’u kërkojnë para prindërve.

Gega, gjatë një interviste dhënë për ‘Peja në Fokus’ ka sqaruar se pagesat nga prindërit mund të bëhen vetëm në rastet kur ata vetë dëshirojnë të ndërmarrin ndonjë iniciativë, dhe jo si obligim.

“Prindërit nuk janë të obliguar të paguajnë për shkollat. Nëse ata vetë dëshirojnë të ndërmarrin ndonjë iniciativë, kjo është çështje tjetër”, kishte deklaruar Gega për Peja në Fokus.

Deklarata e drejtorit të Arsimit vjen në kuadër të diskutimeve për kërkesat për pagesa nga prindërit në institucionet arsimore.

Peja në Fokus e ka siguruar edhe prononcimin e plotë të Naser Gegës për këtë çështje. /Pejanefokus.net/Pejanefokusvideos/

LEXO EDHE: