Aktakuzë për kontrabandim të migrantëve në Pejë

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj M.N., për veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri më 18 mars 2026, në fshatin Drelaj të Rugovës, me qëllim përfitimi pasuror ka tentuar të kontrabandojë migrantë drejt kufirit me Malin e Zi”, thuhet në njoftim.

Duke u bazuar në komunikatën zyrtare, i dyshuari ishte marrë vesh me disa shtetas sudanezë për t’i transportuar, por është ndaluar nga Policia Kufitare, ndërsa vetura është sekuestruar.

Prokurori ka propozuar që ai të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit. /Pejanefokus.net/Lajme/

LEXO EDHE: