Alarm për helmimin e qenve endacakë edhe në Pejë

Helmimi i qenve është vepër penale dhe formë keqtrajtimi ndaj kafshëve, dukuri kjo e cila po raportohet se po ndodhë në disa qytete të Kosovës, përfshirë edhe Pejën.

Pamje të rënda të qenve endacakë të helmuar raportohet se po po qarkullojnë në rrjetet sociale, ndërsa raste të tilla janë raportuar në Pejë, Prishtinë dhe Mitrovicë.

Duke folur në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, Elza Ramadani nga Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve deklaroi se helmimi i qenve përbën vepër penale dhe rrezik për shoqërinë.

Ajo tha se qytetarët po tentojnë ta “menaxhojnë” situatën me keqtrajtim të kafshëve, duke e cilësuar situatën si shqetësuese dhe të papranueshme. /Pejanefokus.net/Lajme/

LEXO EDHE: