Në mungesë të një kopshti zoologjik në Pejë, shumë familje po zgjedhin mënyra alternative për të kaluar kohën me fëmijët gjatë fundjavës.

Një ndër vendet që po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë është “Antika”, në drejtim të fshatit Radavc.
Ky ambient, që i ngjan një ferme të vogël, ofron mundësinë për të parë nga afër kafshë si kaproj, dhi, mini-kuaj, qen dhe shpezë.

Përveç kontaktit me kafshët, “Antika” posedon edhe kënd lojërash për fëmijë, si në hapësirat e jashtme ashtu edhe brenda, duke e bërë të përshtatshme për familje në çdo kohë.

Fëmijët e shijojnë maksimalisht këtë përvojë, duke kaluar kohë në natyrë dhe duke krijuar kujtime të bukura, ndërsa prindërit gjejnë një ambient të qetë për relaks gjatë së dielës./Pejanefokus.net/Pejabiznes
