Arrestohet i dyshuari në Klinë për sulm seksual

Është raportuar një rast i sulmit seksual, ku viktima femër kosovare ka pranuar disa mesazhe me përmbajtje seksuale nga një i dyshuar mashkull kosovar.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Me datë 03.05.2026 është raportuar se viktima femër kosovare kishte pranuar disa sms me përmbajtje seksuale, nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.”- tha Policia e Kosovës.

Rasti u cilësua si “Sulm seksual. /Pejanefokus.net/Lajme/

LEXO EDHE: