Të martën e 6 prillit 2026 në Pejë është arrestuar një person të cilit i është gjetur pushkë në veturë.
“Është ndaluar një veturë në të cilën ndodheshin dy meshkuj kosovarë po ashtu në veturë është parë edhe një pushkë”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
Sipas raportit, lidhur me rastin njëri nga personat, i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar, ndërsa arma pa municion është konfiskuar.
“Personi i dyshuar pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë”./Pejanefokus.net/Lajme/
