Arrestohet një person në Pejë për “mashtrim”: “Premtonte banesa për 800 euro”

Në Pejë është arrestuar një person i dyshuar për veprën penale “Mashtrim”, pasi dyshohet se ka falsifikuar dokumente dhe ka mashtruar qytetarë duke u premtuar banesa sociale kundrejt parave.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 27.04.2026, ku i dyshuari kishte përdorur emblema, nënshkrime dhe vula të komunës së Pejës për të krijuar besueshmëri te qytetarët.

“Duke iu premtuar banesa të cilat do të ndahen për raste sociale nga komuna e Pejës, i dyshuari ka kërkuar të holla në vlerë prej tetëqind (800) euro”, thuhet në njoftim.

Policia ka bërë të ditur se hetimet janë zhvilluar intensivisht dhe më 29.04.2026 i dyshuari është identifikuar dhe arrestuar.

“Pas intervistimit nga hetuesit, i dyshuari me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thekson policia.

Në fund, autoritetet kanë bërë thirrje që qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të mos bien pre e mashtrimeve, duke raportuar çdo rast të dyshimtë në Policinë e Kosovës./Pejanefokus.net/Lajme/

LEXO EDHE: