Raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2025 evidenton mungesë raportesh financiare dhe dëshmish për përdorimin e fondeve në disa raste. Zyra Kombëtare e Auditimit ka evidentuar mangësi në menaxhimin e subvencioneve nga Komuna e Pejës për vitin 2025.
Sipas gjetjeve, në disa raste të testuara mungon dokumentacioni i nevojshëm për justifikimin e shpenzimit të mjeteve publike.
Për tre raste të ndarjes së subvencioneve për organizata joqeveritare, në vlerë totale prej 24,000 euro, nuk janë dorëzuar raportet e detajuara financiare dhe përshkruese.
Ndërsa në pesë raste të tjera të subvencioneve për individë, në vlerë totale prej 16,500 euro, mungojnë faturat dhe dëshmitë mbështetëse për shpenzimin e fondeve, ashtu siç parashihet me rregulloren komunale.
Auditori ka theksuar se mungesa e monitorimit dhe mosdefinimi i përgjegjësive për mbikëqyrjen e subvencioneve ka ndikuar në këto parregullsi, duke vështirësuar verifikimin e përdorimit të parasë publike.
Në raport rekomandohet forcimi i kontrollit dhe zbatimi i plotë i procedurave për të gjitha subvencionet e ndara nga komuna./Pejanefokus.net/Ju flet Peja/
Kliko video-lajmin: https://www.facebook.com/share/v/14mXw6LAmgj/
